Barcelona pranon forcën e Bajernit, por ka Mesin më shumë...
BARCELONE - Sfida kundër Bajernit të Mynihut është testi i vërtetë për Barcelonën e Tito Vilanovas këtë sezon, pasi do të ketë përballë një nga skuadrat më të frikshme të kontinentit.
Në lidhje me transfertën e Gjermanisë, mbrojtësi Xherard Pikue, shfaqet optimist, teksa pohon: “Mezi po pres të zbres në fushë, sepse të gjithë ne luajmë futboll për të qenë të pranishëm në ndeshje të tilla. Bajerni është një kundërshtar shumë i fortë, por askush nuk duhet të harrojë se ne jemi një skuadër e madhe. Futbolli është përcaktuar si një sport ku luhet 11 kundër 11 dhe përherë në fund fitojnë gjermanët, por unë mendoj se do të fitojmë ne. Kemi në skuadër lojtarë të si Mesi, Injesta dhe Ksavi, që na japin një avantazh të madh. Thjesht duhet të jemi më të përqendruar në fushën e lojës”.
Në këtë sfidë, për katalanasit mungon Adriano, Pyjol e Maskerano, por do të jetë Mesi me kompani, kështu që te Barcelona nuk ka aspak panik. Mesi e ka kaluar tashmë dëmtimin, teksa ka kryer edhe stërvitjet e parë gjatë javës, për të qenë 100% në ndeshjen e së martës kundër Bajernit. Gjithsesi, është hera e parë që Barcelona vitet e fundit nuk shfaqet si favorite absolute, qoftë për të fituar me Bajernin, qoftë për të fituar edhe Championsin.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)