Të martën, Dita Ndërkombëtare e Librit
TIRANË - Që prej vitit 1995, UNESCO e ka shpallur 23 prillin si Dita Botërore e Librit, pasi u mor në konsideratë fakti se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive.
Ashtu si në shumë vende edhe në Shqipëri, organizohet në këtë ditë aktivitete promovuese për librin dhe autorët si dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit. Është zgjedhur 23 prilli si Dita Botërore e Librit pasi në këtë ditë të vitit 1616 kanë vdekur njëherësh Cervantes, Shakespeare dhe Inca Garcilaso de la Vega. Prej vitit 2001 edhe Shqipëria, i është bashkëngjitur vendeve të botës për festimin e kësaj dite të shënuar të dijes, nën moton që e karakterizon tradicionalisht “një libër, një lule”.
Në kuadër të kësaj dite, ditën e martë, ora 12:00 në 'Librarinë Friend's Book House', Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë organizojnë një veprimtari mbi librin dhe rolin e tij në shoqërinë e sotme
(er.nu/ata/BalkanWeb)