E Diel, 1 Nëntor 2026

Firmoset marrëveshja PS-LSI, koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane

marreveshja-nga-topiShkodër- Lëvizja Socialsite për Integrim dhe Partia Socialsite kanë formosur të hënë kartën e marrëveshjes për bashkëpunimin para dhe paszgjedhor në koalicionin e quajtur Aleanca për Shqipërinë Evropiane.

Në fjlaën e tij, kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se ky bashlëpunim do t’i kthejë Shqipërisë të drejtën sovrane të qeverisjes së vendit.

“Jeta e re e Ballkanit ku ne jetojmë duhet të dëshmojë atë që ne predikojmë, paqen, stabilitetin, fqinjësinë e mirë, bashkëpunimin rajonal në funksion të jetës së njerëzve dhe mbështetjes së një gjenerate të re të vendeve rajonale, që nuk meritojnë të trashëgojnë atë që bart mbi ne kujtesa jonë. Ne nuk mund të predikojmë paqen e re të kohës së re të rajonit dhe të ushqejmë fantazmën e vjetër të nacionalizmit ballkanik. Pas 23 qershorit, t’ia lëmë arkivave nacionalizmat që ngre krye hera-herës. Ne duam që Shqipëria europiane të mos jetë një sllogan propagandistik, por një projekt politik i një rëndësie të veçantë i një bashkëpunimi të frytshëm rajonal në funksion të stabilitetit, si bazë për mirëqënien ekonomike dhe sociale të njerëzve që banojnë në këtë zonë të Europës”, tha Rama.

marreveshja-1Ndërsa kreu i LSI-së, zoti Ilir Meta theksoi se nga Shkodra, ‘sot do të marrë rrugë edhe fitorja e së majtës shqiptare’.

“Aleanca jonë progresiste do të dije t’i japë përgjigje sfidave të ardhshme. Shqipëria të lerë pas edhe tranzicionin ekonomik dhe të bazohemi te rigjallërimi ekonomik. Ne do të punojmë për një krijuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë, duke i qëndruar besnikë vlerave socialdemokratë për të realizuar aspiratën e të gjithë shqiptarëve për t’u integruar në BE”, tha Meta, duke shprehur besimin se nga qyteti i Shkodrës ku po zhvillohet kjo konferencë, do të nisë edhe rruga e fitores së të majtës në zgjedhjet e 23 qershorit.

Marrëveshja u nënshkrua në prezencë të të gjithë miqve evropianë të majtë si Tanja Fajon, Kristia Vigenning, Richard Howid dhe Knut Flekenshtein.

Më parë, dy nga përfaqësuesit e secilës parti lexuan edhe përmbajtjen e kartës së parimeve mbi të cilat do të ngrihet bashkëqeverisja pas 23 qershorit e PS-LSI-së.

Marrëveshja u nënshkrua në qytetin e Shkodrës, pasi aty u mbajt konferenca rajonale e Partive Socialiste Europiane, ku morën pjesë përfaqësues të majtë nga i gjithë Ballkani. Zyrtarizimi i koalicionit erdhi një ditë para afatit zyrtar, i cili është 23 prilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›