Rama e Meta nënshkruajnë marrëveshjen: Shqipëria në BE brenda 2 mandateve tona
SHKODER - Kryetari i PS-së, Edi Rama, dhe ai i LSI-së, Ilir Meta, nënshkruan në Shkodër marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Marrëveshja u firmos në Shkodër, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të së majtës së Ballkanit. PS dhe LSI kanë refuzuar të zbulojnë paraprakisht detaje të marrëveshjes, përmes së cilës e majta kërkon të maksimalizojë çdo votë drejt qëllimit final, fitimin e zgjedhjeve.
Marrëveshja zyrtare PS-LSI, pjesë e "Aleancës për Shqipërinë Europiane", u firmos në limitet e regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore, afati i fundit është data 23 prill. Meta: "Koalicioni i natyrshëm, solid e afatgjatë". Rama: "Do tu kthejmë shqiptarëve të drejtën sovrane të qeverisjes së këtij vendi".
RAMA: MARRËVESHJA ME LSI, PERSPEKTIVË E RE
ORA 17:00- Kryesocialisti Edi Rama gjatë konferencës së Partive Socialiste Europiane u shpreh i kënaqur që sot mbahet për herë të parë në vendin tonë një konferencë e tillë, ditë kjo, sic tha ai, që përkon edhe me firmosjen e marrëveshjes mes dy forcave të majta, PS dhe LSI.
“Faleminderit gjithë miqëve tanë të ardhur nga Rajoni e Europa për të asistuar në këtë ditë të shënuar për dy arsye, pasi për herë të parë në Shkodër, Partia Socialiste Europiane mban konferencën e saj për Ballkanin, por sot pas një rrugëtimi të vështirë por edhe falë mbështetjes e inkurajimit të miqve të PSE, jemi së bashku dy partitë e majta për të filluar një rrugë të re, dhe për ti dhënë Shqipërisë një perspektivë të re”, tha Rama.
Sipas Ramës, “më pak se 15 vjet ka ndodhur një ndryshim marramendës, për gjithë Ballkanin. Me finalizimin e dialogut Kosovë Serbi u shënua fundi i shpërbërjes së Ish-Jugosllavisë. Ja ku jemi sot këtu për të treguar që ne njerëzit mund të bëjmë të pamundura në harkun e jetës gjëra që duken të pamundura në shekuj. Ne besojme tek fuqia e njeriut për të ndryshuar botën dhe tek politika për ta ndryshuar jetën për mirë”, tha ai.
Lideri i PS, tha më tej se ka ardhur koha që rajoni të bashkëpunojë për të ardhmen e tij të përbashkët europiane.
“Në këtë rajon të gjithë së bashku mund të ngremë shtëpinë e të ardhmes sonë europiane. Jeta e re e Ballkanit ku jetojmë duhet të dëshmojë atë që ne predikojmë, paqen dhe fqinjësinë e mirë, bashkëpunimin rajonal në funksion të jetës së njerëzve që jetojnë në këtë rajon. Ne shqiptarët, por edhe gjithë të tjerët nuk mund të predikojmë paqen në rajon rajon dhe të mos ushqejmë nacionalizmin e vjetër. Ne duam që Shqipëria europiane të ketë një zhvillim të frytshëm, ku popujt e rajonit punojnë së bashku për të ardhmen. Në duam të arrijmë një marrëveshje kuadër për mbrojtjen e pakicave në rajon, pakicat i shohim si ura dhe jo si hendeqe në vendet e Ballkanit. Ne duam që serbët e shqiptarët në Kosovë të jenë një arsye më shumë për paqen dhe stabilitetin, shtetet tona të rrisin cilësinë e jetës së njerëzve dhe mirëqënien e të gjithë rajonit. Ne duam që retorikën e vjetër pas 23 qershorit tja lëmë arkivave, që të mos pengojë rrugën e së ardhmes. Ne së bashku duhet të shohim nga Brukseli për transformimin ekonomik dhe shoqëor, për të cilat rajoni ynë ka nevojë”, shtoi Rama.
Duke u ndalur edhe njëherë tek marrëveshja që pritet të nënshkruajë me Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, Rama tha se ajo do ti kthejë shqiptarëve të drejtën sovrane për të qeverisur.
“Ne jemi sot këtu për të firmosur marrëveshjen që do i kthejë shqiptarëve të drejtën sovrane të qeverisjes së këtij vendi. Kemi rënë dakord për një marrëveshje që nis nga një kartë parimesh”, tha ai.
META: KOALICIONI ME PS I NATYRSHËM, SOLID E AFATGJATË
ORA 16:41 - Gjatë fjalës së tij në konferencën e PSE-së, lideri i LSI-së, Ilir Meta, falënderoi përfaqësuesit e lartë të partive të majta të Ballkanit për inkurajimin që i bënë të majtës shqiptare për tu bashkuar në një koalicion, që siç tha ai, do të jetë solid e afatgjatë.
"LSI iu përgjigj pozitivisht ftesës së PS për krijimin e një koalicioni paraelektoral. Bashkimi i të majtës dhe i gjithë forcave progresiste është një aksion politik historik, i domosdoshëm, që bashkon dëshirën e qytetarëve shqiptarë për një ndryshim substancial. Zgjedhjet e 23 qershorit janë një gurë prove për demokracinë dhe të ardhmen, dhe sot e majta ndjen përgjegjësinë dhe detyrën patriotike kombëtare për të hapur një perspektivë të re, e cila mbyll tranzicionin dhe integron shqiptarët në BE. Energjia dhe vizioni ynë i përbashkët do të sjellin një ritëm të ri, me qëllim integrimin e vendit në BE. Kjo aleancë e re bazohet në vlera të njëjta themelore të social-demokratëve dhe progresistëve europianë. Ky është një koalicion i natyrshëm dhe do të jetë solid dhe afatgjatë. Faleminderit për inkurajimin për të lënë pas të shkuarën dhe për tu bashkuar në interes të Shqipërisë”- u shpreh Meta.
Sipas liderit të LSI-së, Shqipëria gjatë këtyre katër viteve duhet të kishte bërë shumë më tepër rrugë drejt integrimit, por mungesa e bashkëpunimit dhe klima e konfliktit e kanë bërë të pamundur.
ZHVILLOHET KONFERENCA E PSE, PRITET MARREVESHJA PS-LSI
ORA: 15:40 - Konferencën e çeli presidenti i Partive Socialiste Europiane, Sergeri Stanishev ,nëpërmjet një videokonference nga Brukseli. Gjatë fjalës së tyre në këtë konferencë, liderë të së majtës nga Mali i Zi, Bullgaria, Britani, Sllovenia, etj, u përqendruan përveçse në situatën parazgjedhore në Shqipëri, edhe në atë politike në vend dhe rajon, sfidat ekonomiko-sociale, në perspektivën dhe dëshirën e përbashkët për të eliminuar nacionalizmat e dëmshme dhe për të qenë të bashkuar, pjesë e BE-së.
Përfaqësuesja e socialdemokratëve sllovenë, euro-deputetja Tanja Fajon, tha gjatë fjalës së saj se "Shqipëria ka qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e Europës. Shqipëria ka bërë hapa shumë të mëdha, ndaj duhet të vazhdojë rrugën drejt integrimit Europian"
Burime nga PS-ja, bëjnë të ditur se në përfundim të këtij aktiviteti, Rama dhe Meta do të siglojnë një dokument të detajuar të marrëveshjes. PS dhe LSI kanë refuzuar të zbulojnë paraprakisht detaje të marrëveshjes, përmes së cilës e majta kërkon të maksimalizojë çdo votë drejt qëllimit final, fitimin e zgjedhjeve.
Është zgjedhur ky moment për nënshkrimin e marrëveshjes, përpara drejtuesve më të lartë të socialistëve europianë, në shenjë mirënjohjeje për nxitjen dhe thirrjet në adresë të Ramës dhe Metës për t'u bashkuar. Kjo marrëveshje, që do të ketë firmat e Ramës dhe Metës, merr formë zyrtare, në një kohë kur regjistrimi i koalicioneve po shkon drejt limiteve kohore, që është data 23 prill. Komentatorë politikë e shikojnë marrëveshjen e së hënës, si një ngjarje historike për të majtën shqiptare, pas shumë vitesh ndarjeje, akuzash dhe kundërakuzash mes drejtuesve të PS-së dhe LSI-së.
Sipas ligjit, afati kohor për regjistrimin e koalicioneve pranë KQZ-së është 23 prilli, pra deri të martën, Partia Socialiste bashkë me 34 partitë e tjera të koalicionit opozitar duhet t'i kenë zyrtarizuar marrëveshjet mes tyre, ndërkohë që pritet një përgjigje edhe nga PBDNJ-ja e Dules.
(er.nu/m.a/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS firmos me PBDNJ koalicionin, 'Aleanca për Shqipërinë Europiane'