E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona prezanton zyrtarisht Javier Mascherano

Barcelona ka prezantuar zyrtarisht mesfushorin argjentinas Javier Mascherano, i cili u transferua te kampionet e Spanjes nga Liverpuli. Futbollisti kaloi me sukses te gjitha testet mjekesore, prpara se te firmoste nje kontrate 4-vjecare me skuadren e tij te re. Palet nuk kane dhene asnj detaj financiar ne lidhje me kete transferim, nderkohe qe mediat iberike bejne te ditur se Barcelona ka paguar 22 milione euro per te patur shrbimin e mesfushorit te kombtares argjentinase.

Po ashtu klubi spanjoll ka vendosur nje klauzole prej 90 milione eurosh ne rast se futbollisti kerkon te prishe ne menyre te njanshme kontraten. Mascherano do te plotesoje skuadren e Pep Guardioles pas largimit te Yaya Toure te Manchester City, por do ta kete te veshtire te gjeje hapsira ne formacion pasi duhet te rivalizoje me trion kampione bote Xavi, Sergio Busquets dhe Andres Iniesta. Sipas zevendespresidentit te Barcelones Josep Maria Bartomeu, blerja e argjentinasit eshte shume e rendesishme per skuadren, nderkohe qe mund te jete transferimi i fundit ne kete merkato verore. Javier Mascherano eshte blerja e trete e Barcelones ne kete sezon pas sulmuesit spanjoll David Villa nga Valencia dhe mbrojtsit brazilian Adriano Correia nga Sevilja.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›