E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjentë të infiltruar në pazare droge

Rritet zbulueshmeria e veprave penale ne fushen e trafiktut dhe shperndarjes se droges. Jane 188 te tilla te evidentuar ne harkun kohor te shtate muajeve te 2010-es vetem nga drejtoria e policise se Tiranes. Dhjetra persona pjese e rrjeteve te trafikut dhe e shperndarjes kane rene ne duart e policise. Statistikat tregojne se ne gjysmen e pare te ketij viti jane evidentuar 54 vepra penale me shume dhe jane proceduar penalisht 98 persona me teper se sa e njejta periudhe e vitit te kaluar.

Thene ndryshe zbulueshmeria eshte rritur ne masen 40%.Por kjo rritje tregon njeheresh se vepritaria kriminale ne fushen e prodhimit,trafikimit dhe shperndarjes se drogave ne kryeqytet esht ende ne nivele shqetesuese.Rezultatet jane arritur fale finalizimit me sukses te operacioneve te koduara dhe futjes se teknikave speciale te hetimit.Nga janari e deri ne korrik jane organizuar 82 operacione te cilat kane sjelle kapjen e sasive te medha te droges.Ne me shume se dhjete perqind te rasteve celsi i suksesit kane qene pikerisht agjentet e infiltruar.Ata jane bere pjese e pazareve te rreme duke stimuluar blerje te sasive te konsiderueshme te droges.

Gent Hazizi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›