E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona revolucion taktik per te permbysur Milanin

Revolucion për të harruar humbjet me Milanin në Champions dhe Realin në “El Clasico”.

Barcelona po përgatit përmbysjen, për të evituar edhe dështimin në aktivitetin më prestigjioz për klube.

Për këtë arsye, ndryshimi do të jetë i gjithanëshëm. Duke nisur nga mënyra e rreshtimit taktik.

Sipas spekulimeve në Spanjë, “blaugranat” do të luajë me katër sulmues. Skema super-ofensive 3-3-4 do të synojë mësymjen e menjëhershme në zonën e Milanit.

Gjatë manovrave sulmuese, tetë lojtarë do të jenë pranë zonës kundërshtare, ndërsa në aksionet mbrojtëse, rreshtimi do të kalojë në 3-4-3.

Rezultati 2-0 është i vështirë të përmbyset dhe nevojitet patjetër një gol në pjesën e parë të ndeshjes.

Tre mbrojtësit do të shërbejnë për të frenuar Boateng dhe El Shaaraëy-n, me Milanin që pritet të shfrytëzojë sërish kundërsulmet.

Por, reparti difensiv vazhdon të mbetet shqetësimi më i madh i Barcelonës. Skuadra pëson gol prej 13 ndeshjesh radhazi, duke regjistruar rekordin më të keq në 50 vitet e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›