E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stramaconi njeriu qe ndryshon ndeshjet gjate lojes

Dritë-hije për Andrea Stramaçionin.

Fitorja me përmbysje e Interit me Catanian ka bërë sërish që meritat t’i marrë trajneri.

Pasi rikuperoi në derbin me Milanin, për të dytën herë radhazi ai shfaqet vendimtar me zgjedhjet e tij.

Megjithatë, te zikaltërit mbeten shumë dyshime.

Janë të shumtë ata që besojnë se trajneri ka gabuar sërish në përzgjedhjen e lojtarëve në formacionin titullar.

Në të dyja ndeshjet, paraqitjet e Interit gjatë 45 minutave të para të ndeshjes kanë qenë të pajustifikueshme. Madje, skuadra ka rrezikuar kapitullimin.

Trajner i aftë ëstë ai që di ta lexojë në kohë reale ndeshjen dhe të marrë masat e nevojshme.

Kjo ndodhi me Catanian, ku aktivizoi Stankovic dhe Palacion, autor të dy golave dhe Cambiasson, që dha asistin për rrjetën e fitores.

Problemi është se Stramaçioni ka gabuar shumë herë në rreshtimin e skuadrës. Ndeshjet e fundit vetëm sa e theksuan këtë handikap.

Në fazën e dytë, Interi e ka mbyllur 4 herë pjesën e parë në disavantazh, duke regjistruar një fitore, një barazim dhe dy humbje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›