Barcelona seance stervitore me dyer te hapura
Tifozët u ftuan me rastin e festave, veçse pas Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Barcelona zhvilloi stërvitjen tradicionale me dyer të hapura në “ministadiumin” e kompleksit sportiv, aty ku rreth 14 000 tifozë brohoritën dhe patën rast të shihnin nga afër idhujt e tyre.
Trajneri Tito Vilanova nuk preferoi të dilte në stërvitje as këtë herë, ndonëse publiku e priste me padurim e dashuri, veçse aty ishte mbrojtësi francez Erik Abidal, që gjithashtu triumfoi mbi kancerin. Ai ishte në qendër të vëmendjes.
Barcelona përgatitet për derbin e së dielës ndaj Espanjolit në “Kamp Nou”, ndërsa synon ta nisë vitin me fitore dhe të paktën të ruajë epërsinë prej 16 pikësh nga Reali i Madridit.
Lionel Mesi gjithashtu synon të ketë start me gol për 2013-ën, pasi vendosi rekordin me 91 gola vitin që sapo shkoi. Superylli argjentinas shpreson të ndihmohet nga yjet e tjerë si Ksavi apo Iniesta.
Në fund të seancës, futbollistët hodhën topat drejt tifozëve, diçka gjithashtu tradicionale, dhe pastaj u larguan njëri pas tjetrit.
Veçse, pasditja nuk kishte marrë fund akoma. Tre lojtarë shkuan dhe bënë një vizitë në spitalin Nens, aty ku u kurua Vilanova, të pritur me interes nga media dhe nga tifozët.
Autografet nga ana e Mesit, Pintos e Maskeranos pasuan, ndërsa në mbyllje ja edhe një foto e bukur dhe e përzier e lojtarëve, zv. trajnerit Zhordi Rura, me stafin e spitalit.
Tashmë, e gjithë vëmendja është zhvendosur drejt derbit.