E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha i impenjuar, mbetet pezull presidenti i Tiranës

Pritej që drejtimi i Tiranës të merrte një zgjidhje përfundimtare brenda kësaj jave, por mesa duket impenjimet politike të kryetarit të Bashkisë të Tiranës, Lulzim Basha, që është njëkohësisht dhe drejtuesi më i lartë i klubit bardheblu, po mbajnë peng të ardhmen. Basha ka në tavolinën e tij projektet nga biznesmenë të interesuar për të marrë drejtimin e Tiranës dhe në mesjavë pritej vendimi për t'i besuar njërit prej tyre çelësat e klubit. Në garë janë Safet Gjici, presidenti aktual i Kukësit, i cili prej kohësh ka dalë haptazi për të marrë drejtimin dhe menaxhimin e Tiranës, si dhe Ndriçim Babasi, që në futboll njihet për drejtimin në një periudhë të shkurtër të Kastriotit. Mendohet që në fillim të javës së ardhshme, pasi të ketë shqyrtuar mirë propozimet që ka në tavolinë, kryetari i bashkisë së kryeqytetit dhe njëkohësisht presidenti i klubit "Tirana", të marrë vendimin për të zgjedhur presidentin e ri, i cili do të jetë financuesi i skuadrës, si dhe vendimmarrësi i plotë i saj. Koha kalon dhe çdo ditë e shkuar dëm nuk i shkon për shtat Tiranës, që duhet të zgjidhë problemet e shumta ligjore me ish-futbollistët e saj.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›