Barcelona shkatërron Casablancan

Barcelona e ka shkatërruar Raja Casablancan, të cilën e mposhti me rezultat bindës, 8:0, pjesa e parë 5:0, në një ndeshje miqësore të zhvilluar të shtunën mbrëma.
Protagonistë të ekipit të Tito Vilanovas ishin Lionel Messi, autor i tre golave dhe Alexis Sanchez, që shtoi dy të tjerë. Golat tjerë i realizuan Dani (nga penalltia), Sola e Deulofeu.
Raja Casablanca është klubi më i trofeshëm i Marokut dhe në ndeshje kanë asistuar rreth 30 mijë spektatorë. Të shtunën e ardhshme, Barça do ta zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore, ndaj Paris Saint Germain në stadiumin e Parisit, në Francë.