Reali, marrëveshje për Modricin

Duket se telenovela Luka Modric është duke kaluar episodet e fundit. E përditshmja spanjolle AS shkruan se Real Madridi dhe Tottenhami kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit ofanziv Luka Modric.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, madrilenët do të paguajnë 45 milionë euro, për ta bindur klubin anglez që ta lëshojë yllin e kësaj skuadre.
Ndërkohë, përfaqësuesi kroat pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me ekipin e Jose Mourinhos, ndërsa pritet të paguhet pothuajse dyfish, në krahasim sa merrte në ekipin londinez.
Madrilenët e kanë përshkruar kroatin si lojtarin ideal për të luajtur në Santiago Bernabeu.