Torres, gati të jetë lider

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u largua gjatë kësaj vere nga Stamford Bridge duke iu bashkuar ekipit kinez Shanghai Shenhua, pas tetë sezonesh tek Blues, ku kishte realizuar plot 157 gola.
Ndërkohë, sulmuesi spanjoll ka hasur në vështirësi që kur iu bashkua ekipit londinez nga Liverpooli, për një shumë rekorde prej 50 milionë funtesh, në janar të vitit 2011.
“Do të mundohem ta zëvendësoj Drogban si është më së miri. Më pëlqen përgjegjësia dhe kjo është gjëja që e kam bërë gjatë gjithë jetës. Mendoj se Didier e ndihmoi shumë ekipin, duke realizuar gol në finale të Ligës së Kampionëve, kjo ishte inspiruese për ne. Marrëdhënia në mes nesh ishte e shkëlqyer dhe unë po flisja me të, kur kishte vendosur të largohej. Ai më uroi gjitha të mirat dhe duke shpresuar që një ditë fansat e Chelseat do më kujtojnë edhe mua, siç do ta kujtojnë atë”, deklaroi 28 vjeçari, i cili e ndihmoi Spanjën në suksesin e arritur në ‘Euro 2012’.
Torres është i vetëdijshëm për pritjet e Chelseat këtë sezon, por është i sigurt se ekipi i Di Matteos do të jetë sezon pozitiv.