E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranocchia beson në Interin e ri

Andrea Ranocchia shpreson të jetë i aftë ta japë kontributin e tij në formacionin bazë, sezonin e ardhshëm për Interin. Qendër mbrojtësi iu bashkua ekipit Nerazzurr nga Genoa, duke u konsideruar si perspektivë për ekipin italian.

Sidoqoftë, një seri gabimesh dhe përvoja e veteranëve Lucio e Walter Samuel, bëri që 24 vjeçari të mbetej në bankinë. Sidoqoftë, ai beson në aftësitë e tij dhe në Interin e ri. “Ndihem mirë, kam punuar shumë këtë verë që të rikthehem në formën më të mirë dhe sigurisht të luaj më shumë.

Duhet të përgatitemi sa më mirë në aspektin fizik dhe mental, për sezonin e ri, duke filluar nga ndeshja në Split”, theksoi Ranocchia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›