Barcelona shtyn festën e titullit (video)
Barcelonë - Barcelona me barazimin 3-3 kundër Vilarealit duket se e ka shtyrë për javën tjetër shpalljen kampione matematikisht. Skuadra e Pep Guardiolës, megjithëse nuk fitoi këtë javë, e rrit edhe me një pikë diferencën nga Reali, pasi këta të fundit u shpartalluan 3-0 nga Valencia në stadiumin “Mestaja”.
Barcelona kryeson kampionatin spanjoll me 86 pikë, 8 më shumë se Reali i vendit të dytë. Ndërsa, Vilareali ndodhet në vendin gjashtë me 56 pikë. Këta të fundit rrezikojnë mospjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, pasi në luftë për vendin e katërt janë edhe Valencia, Atletiko e Madridit dhe Deportivo.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video golat e këtij takimi. Ndërkohë, rezultatet e tjera dhe renditjen e Primera Divisionit mund t’i gjeni në logon e këtij kampionati.