E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundes Liga gjermane mbetet ende e hapur

Berlin - Bundes Liga gjermane është ndër të vetmit kampionate futbolli në Evropë që e mban ende të hapur luftën për titull. Katër golat e shënuar nga Mario Gomez i dhanë fitoren 4-1 Shtutgartit në përballjen me kryesuesit e Volfsburgut në super ndeshjen e javës së 31-të.

Ky rezultat e bën më tepër interesant kampionatin gjerman, pasi Bajerni i bashkëngjitet Volfsburgut në krye me 60 pikë. Bavarezët arritën të marrin një fitore të vyer 3-1 përballë Kotbusit në fushën e tyre.

Herta e vendit të tretë fitoi me rezultatin e pastër 2-0 përballë Bokumit, falë dy golave të shënuar me kokë nga Panteliç dhe Rafael. Berlinezët kanë një pikë më pak se dy kryesuesit.

Ndërsa, Shtutgarti mban vendin e katërt pas fitores madhështore me Volfsburgun, me -2 pikë nga kreu.

Vendi i pestë mbahet nga Borusia e Dortmundit, e cila u tregua e pamëshirshme përballë Karlsruhes, duke fituar 4-0. Borusia ndodhet në kuotën e 55 pikëve, 5 më pak se kreu, duke mbetur matematikisht në lojë për titullin kur kanë mbetur edhe 5 javë nga përfundimi i kampionatit.

Rezultatet e kësaj jave dhe renditjen e Bundes Ligës gjermani mund t’i gjeni në logon e këtij kampionati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›