E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi kryesues ndalet nga Kievo (video)

Verona - Kryesuesit e Interit nuk arritën të shkonin më shumë se barazimi 2-2 në fushën e Kievos. Megjithëse e gjeti dy herë veten në avantazh, skuadra e Murinjos nuk mundi dot të shpallej matematikisht kampione e Italisë për këtë sezon.

Golin e parë e shënon Hernan Krespo në minutën e 3-të të takimit. Markolini barazon gjithçka në minutën e 27-të. Në barazim 1-1 mbyllet edhe pjesa e parë.

Baloteli e kalon sërish në avantazh Interin në minutën e 64-t. Tre minuta përpara përfundimit të ndeshjes Malago barazon për skuadrën e Kievos.

Me këtë barazim Interi ruan diferencën me Milanin e vendit të dytë, duke koleksionuar deri tani 78 pikë. Ndërkohë, Kievo renditet e 16-ta me 33 pikë.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e këtij takimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›