Kompleksi Dinamo qe sot administrohet nga ASHS-ja

Ky kompleks parashikohet te shnderrohet ne qender olimpike per te gjitha ekipet kombetare duke nisur nga atletika futbolli peshengritja mundja boksi basketbolli volejbolli etj.
Agjencia e Sherbimit te Sporteve qe sot do te marre ne dorezim ambientet e klubit Dinamo. Keshtu me tri dite vonese do te zbatohet vendimi i Keshillit te Ministrave qe ka urdheruar MTKRS-ne per kalimin e ketyre ambienteve nga pronesia e klubit Dinamo tek Agjencia e Sherbimit te Sporteve qe drejtohet nga Klodiana Shala. Nje urdher i 1 dhjetorit 2010 i Ministrise se Sporteve me firmen e sekretarit te Pergjithshem Bashkim Shehu u kerkon kryeqytetasve te bejne dorezimet brenda dates 3 dhjetor. Ne dorezimin e ambienteve do te jene te pranishem sekretari Bashkim Shehu dhe drejtoresha e Agjencise Klodiana Shala si dhe nje grup pune nga Ministria e Brendshme.
Kompleksi Dinamo
Kompleksi Dinamo perfshin godinen dhomat e fjetjes salla e konferencave zyrat e drejtuesve mensa palestra magazina dy fushat e medha nje me bar sintetik e peruruar ne fillim te ketij viti dhe ajo me bar natyral qe sherben kryesisht per ekipin e pare nje fushe tenisi dy minifusha ku sterviten moshat e vogla dhe nje palester te jashtme.
Detyrimet
Ndryshe nga si kishte funksionuar me pare nga dita e sotme klubi sportiv Dinamo do te jete i detyruar te paguaje ne llogarine e Agjencise per te shfrytezuar terrenet sportive si per stervitje e akomodim. Ky kompleks parashikohet te shnderrohet ne qender olimpike per te gjitha ekipet kombetare duke nisur nga atletika futbolli peshengritja mundja boksi basketbolli volejbolli etj.
Vendimi i qeverise
Klubi Dinamo u njoh zyrtarisht me 17 nentor me vendimin e Keshillit te Ministrave per kalimin ne pergjegjesi administrimi nga Ministria e Brendshme te Ministria e Sporteve per Agjencine e Sherbimit te Sporteve. Kjo prone hiqet nga lista e inventarit qe i bashkelidhet vendimit nr. 250 date 24.3.2003 te Keshillit te Ministrave Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore te cilat i kalojne ne pergjegjesi administrimi Ministrise se Rendit Publik te ndryshuar. Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Agjencise se Sherbimit te Sporteve u ndalohet tia ndryshojne destinacionin e prones se percaktuar ne piken 1 te ketij vendimi ta tjetersojne ose tia japin ne perdorim te treteve - thuhej shprehimisht mes te tjerash ne vendimin e ekzekutivit.