E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, si makinë

Trajneri i Bordeaux, Laurent Blanc, ka veçuar kampionin aktual të Evropës, Barcelonën, si ekipin më të fuqishëm në elitën e futbollit evropian.

Gjiganti katalan barazoi 1-1 në ndeshjen e tyre të parë me Stuttgartin në fazën eliminatore të garës, por Blanc ka thënë se Barcelona mbetet superfuqi.

“Nuk jemi duke e parë aktualisht, sepse Barcelona nuk është në formën më të mirë dhe ka shumë lëndime. Por, ata mbajnë 65 deri 70 për qind të posedimit dhe ju lejojnë vetëm 30 për qind. Ky ekip është si makinë”, tha Blanc.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›