Amauri, 20-25 ditë jashtë fushës

Sulmuesi i Juventusit, Amauri do të qëndrojë jashtë fushës për gati një muaj, ka njoftuar klubi italian.
29 vjeçari sapo kishte filluar të shfaqë formë të mirë duke shënuar tri gola në katër ndeshjet e fundit, por pësoi lëndim në kofshën e këmbës së majtë.
Amauri u dëmtua në fillim të ndeshjes kundër Ajaxit në Europa League të enjten që përfundoi 0-0, rezultat me të cilin Bianconerët kaluan në rrethin tjetër. Stafi mjekësor i Juventusit ka parashikuar se Amauri do të qëndrojë jashtë fushës për 20-25 ditë.