E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona vazhdon e qetë rrugën e titullit (video)

Barcelonë - Barcelona arriti një tjetër fitore këtë javë përballë Rekreatives në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi me rezultatin 2-0, duke pritur e qetë përballjen e Realit, i cili luan sot përballë Valadolidit në fushën e vet.

Katalanasit kaluan që në minutën e parë në avantazh me anë të Iniestës. Shifrat i dyfishon futbollisti i Rekreativos, Morris, i cili shënon një autogol në minutën e 67-të. Lionel Mesi humbet rastin e artë për të shënuar golin e tretë, pasi shpërdoron një penallti në minutën e 81-të.

Me këtë fitore Barcelona ngjitet në kuotën e 75 pikëve, duke pritur e pashqetësuar ndeshjen e Realit. Ndërkohë, situata rëndohet akoma më shumë për Rekreativon, pasi renditet në vendin e 18-të me 30 pikë.

Më poshtë ju ftojmë të shihni në video përmbledhjen e këtij takimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›