Pacolli lobon në Libi për njohjen e Kosovës
Prishtinë- Behxhet Pacolli, ishte i pranishëm në Libi, ku ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Partia e tij ka bërë të ditur se, pas këtyre takimeve, pritet të ketë njohje të reja. "Z.Pacolli, i tëri është në fushën e diplomacisë për njohje të reja të Kosovës. Ai në Libi po qëndron për këtë arsye dhe po shfrytëzon çdo takim të mundshëm, që Kosova të njihet sa më shpejt që të jetë e mundur”-shkruhet në një deklaratë nga AKR-ja.
Gjatë ditës së sotme, Pacilli pritet të niset për në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në konferencën me temë: “Kompletimi i Misionit Amerikan në Ballkan”.Kjo Konferencë organizohet dhe financohet, nga Kryetari i Aleancës Kosova e Re, z. Behxhet Pacolli. Në këtë konferencë kanë konfirmuar pjesëmarrjen ambasador dhe diplomat që përfaqësojnë vendet e Ballkanit Perëndimorë, Ekspertë dhe Zyrtarë të Lartë të Qeverisë Amerikane, përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të SHBA-ve, z. Barak Obama dhe zv/Presidentit Xho Bajden.
Në hapje të kësaj Konference do të flas, Studiuesi i njohur i зështjeve të Ballkanit, z. Janusz Bugajski dhe Kryetari i ARK-së z. Behgjet Pacolli, që njëkohësisht është edhe Këshilltar Internacional në Qendrën për Studime Strategjike, (CSIS), në Uashington.