E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDD përkujton akademik Fehmi Aganin

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 14:12

Në përvjetorin e 12-të të vrasjes së akademik Fehmi Agani, Lidhja Demokratike e Dardanisë ka nderuar veprën e akademik Aganin.

Kryetari i LDD-së akademik Nexhat Daci, i shoqëruar nga anëtar të kryesisë ka vendosur buqetë me lule pranë shtatores së Aganit.

“Fehmi Agani ishte truri i Kosovës dhe ndër personat kryesorë me të cilët Kosova ka krijuar ardhmërinë e vet”, e cilësoi Aganin kryetari i LDD-së Nexhat Daci, duke shtuar se ai ka një vend në historinë e Kosovës, si profesor, akademik e mbi të gjitha si politikan i shquar.

Akademik Agani është vrarë nga policia serbere para 12 vitesh. Agani ishte nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtar i delegacionit të Kosovës në Rambuje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›