E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festojne tifozet Kamza per here te pare ne Superlige

Kamza është ngjitur për herë të parë në historinë e saj në Superligë, ndërkohë që suksesi i skuadrës së drejtuar nga Skerdi Bejzade është kthyer në një festë masive për të gjithë tifozët.

Emra të njohur të muzikës shqiptare kanë performuar në spektaklin e organizuar në stadiumin e këtij qyteti, ndërkohë që përveç drejtuesve aktualë të skuadrës si presidenti Naim Qarri dhe kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu të pranishëm kanë qenë disa nga emrat e futbollistëve dhe trajnerëve që kanë bërë historinë e skuadrës në vite.

Kamza do të luajë për herë të parë në historinë e saj në kampionatin elitar të futbollit shqiptar pas një sezoni shumë të suksesshëm në Kategorinë e Parë.   

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›