E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profili i trajnerit Heinkens

Tifozët e thërrasin “Osram”, pasi ashtu si llampat e famshme gjermane, fytyra e tij ndryshon ngjyrë sipas emocioneve. Shprehje e karakterit të Jup Heinkens, trajneri që me Bajernin e Mynihut pushtoi futbollin europian. Titulli kampion në Bundesligë, Kupa e Gjermanisë dhe i fundit triumfi në Ligën e Kampioneve: tre trofe për të bërë më të bukur lamtumirën e paracaktuar nga skuadra bavareze.
Por kush është Jup Heinkens? Asnjëherë polemizues dhe i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo pyetje të gazetarëve. Ndryshe në skuadër: vendoste gjithmonë ai, ndërsa futbollistët nuk kishin të drejtë të kundërshtonin.
Sukeset, mbi të gjitha Liga e Kampioneve përligjën stradegjitë e Heinkens, që largohet nga Bajerni për t’i lënë vendin Pep Gurdiolës. Tani 68-vjeçar pensioni do të ishte zgjedhja e duhur, por trajneri mund të kthehet sërish në pankinën e Realit të Madridit.
Një gjë është e sigurt. Jup Hainkens mund të zgjedhë i qetë të ardhmen. Ndryshe, i gjithë presioni bie te pasardhësi i tij. Që tani tifozët pyesin se çfarë mund të bëjë më shumë Guardiola? Mbase asgjë, por zgjedhja e klubit bavarez nuk është pa baza. Në një futboll komercial, imazhi i spanjollit do ta bëjë më mediatike dhe më të përfolur markën Bajern Mynih.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›