E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelonë, festa degjeneron në përplasje me policinë

BARCELONE- Barcelona fitoi titullin numër 20 në Spanjë, pas fitores 4-0 ndaj Valadolidit në javën e fundit, një trofe që është pritur me festime të shumta në qytet. Mijëra fansë të ekzaltuar kanë dalë në rrugët e Barcelonës dhe në sheshin kryesor Las Ramblas me flamuj dhe fishekzjarre, duke gëzuar si të çmendur për një titull që e fituan kundrejt rivalëve historikë të Realit. Barcelona grumbulloi një rekord pikësh, 99 pas 38 javësh, duke marrë 31 fitore, 6 barazime dhe vetëm një humbje. Por, gjatë natës festimet në Katalonjë kanë degjeneruar edhe në përplasje mes tifozëve dhe policisë. Tifozët kanë lëshuar shishe, gurë dhe sende të tjera të forta kundrejt forcave të rendit, të cilat u detyruan të përdornin plumba plastikë për të shpërndarë turmat. Disa persona u arrestuan, por ende nuk është bërë e ditur një shifër zyrtare.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›