E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditet Gjermania, Balak mungon në Botëror

BERLIN- Një lajm i rëndë ka tronditur kombëtaren gjermane në prag të fillimit të kampionatit botëror. Kapiteni i saj Mikael Balak do të mungojë në këtë turne për shkak të një dëmtimi të pësuar në finalen e Kupës së Mbretëreshës mes çelsit dhe Portsmuthit ditën e shtunë. Lajmi u bë i ditur nga Federata Gjermane e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku sqarohet se Balak ka nevojë për 8 javë përpara se të nisë të stërvitet. Balak doli nga fusha e lojës në pjesën e parë të finales së Kupës, pas një ndërhyrje të bërë nga Boateng. Të hënën ai ka qenë në Mynih ku ka bërë një skaner të kaviljes së dëmtuar. “Një diagnozë e tillë e bërë 2-3 javë para fillimit të Kupës së Botës është e hidhur, - deklaroi Balak nga Mynihu. – Por, ky është futbolli dhe këto janë gjëra që ndodhin”, u shpreh mesfushori i çelsit. Ndërkohë, lajmi ka shokuar trajnerin Joakim Lëv, i cili ndodhet në Itali me kombëtaren gjermane. “Kam folur me doktorin dhe përfundimisht Mikael Balak nuk do të jetë në Botëror”, u shpreh tekniku gjerman.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›