E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamerat, janë fotografuar 12 mijë shkelje

Për katër muaj kamerat dixhitale të vendosuar në akset kryesore të vendit kanë fotografuar 12 mijë shkelje nga drejtuesit e automjetit, duke sjell veç gjobave për shoferët deri në heqjen e patentës. Por për funksionimin e këtyre kamerave flet më shumë Ali Yzeiri shefi i njësisë teknike operacionale, e cila është në varësi të drejtorisë së policisë rrugore.
Sipas tij problemet që janë hasur të drejtuesit e mjeteve të cilëve u ka shkuar gjoba në shtëpi me anë të postës. Por veç këtij probleme kamerat dixhitale kanë shmangur edhe abuzimin që shpesh herë janë krijuar mes shoferëve dhe policëve rrugorë.
Ndër të tjera Yzeiri vë theksin se që prej katër muajsh që nga nisja e aplikimit të këtyre gjobave, ka pasur një rënie të aksidenteve, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë nisur të ndërgjegjësohen. Por ai pohon se të tilla kamera dixhitale përveç se janë vendosur në rrugët kryesore do të jenë prezentë edhe në kryqëzimet e kryeqytetit për të fotografuar çdo shkelje të makinave që kalojnë me semafor të kuq. Aktualisht funksioninojnë 8 kamera dixhitale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›