Barcelones i mjafton barazimi

Barcelona vuajti për të kaluar në çerekfinalet e Kupës së Mbretit mbrëmjen e kaluar.
Ekipi katalanas barazoi 1-1 në fushën e Athletic Bilbao, por falë barazimit pa gola në Camp Nou, ekipi kampion i Spanjës kaloi në raundin tjetër të Kupës.
Në minutën e 75-të, Eric Abidal kaloi në avantazh Barcelonën duke bërë që Athletic t’i duheshin 2 gola për të përmbysur rezultatin.
Sulmuesi Fernando Llorente i Athletic barazoi pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, gol që nuk mjaftoi për të kaluar turin.