Higuain operacion te marten

Gonzalo Higuain, sulmuesi i Real Madrid, do të operohet të martën e ardhshme në Cikago për të zgjidhur problemin me hernien e mesit.
Lajmin e bëjnë të ditur burimet zyrtare të klubit madrilen.
Operacioni do të kryhet nga një specialist amerikan nën vëzhgimin e një prej anëtarëve të departamentit mjekësor të klubit spanjoll.
Argjentinasi ka luajtur për herë të fundit me Real Madrid në datën 20 nëntor.