Bardheblute synojne kalimin ne raundin e trete te "Champions"
Stabeku nuk ishte shume i forte, Tirana sheh shanse per kualifikim
Tirana shenoi nje barazim qe jep shprese per ndonje kualifikim te mundshem ne raundin e dyte te "Champions". Kualifikimi ne turin e trete te Liges se Kampioneve do te cilesohej historike, per ekipin tone kryeqytetas. Pas ndeshjes trajneri Ilia Loncarevic deklaroi se skuadra e tij vuajti nga disa gabime dhe pesimi i golit ishte nje nder me te rende, por vleresoi ne pergjithesi lojen. "Loja e Tiranes duhet vleresuar dhe mendoj se barazimi eshte nje rezultat i mire, edhe pse mund te kishim fituar. Norvegjezet e moren barazimin ne Tirane, me shume per gabimet tone", - theksoi Loncarevic. Tirana ka dale ne stervitje nje dite pas ndeshjes, ne vigjilje te ndeshjes se kthimit e cila do te luhet nje jave me vone. Bardheblute ne perballjen e dyte te Euro Liges, ndaj Stabaekut duhet te shmangin pervec humbjes, edhe ndonje barazim pa gola. Tirana do ta kete gjithsesi te veshtire fitoren ne fushe te huaj, ndaj norvegjezeve. Ne kete menyre eliminimi nga Evropa do te jete nje mundesi me e madhe, por bardheblute pas daljes ne stervitje nuk jane dorezuar. Ata jane shprehur se ndjenja e grupit ekziston dhe se do te luhet qe te fitohet patjeter ndeshja ne Norvegji.