Plumb ne koke, shokut nga pakujdesia
Tirane- Nje adoleshent ka mbetur i vrare, si pasoje e shkrepjes se nje pistolete nga pakujdesia. Edvin Koci eshte qelluar nje here ne koke nga shoku i tij Donald Buzaj, ne nje dyqan me pjese kembimi. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme, kur i dyshuari si autor, ishte duke i treguar armen shokut te tij, por me pas ai ka shkrepur kembezen e armes, e cila ishte e mbushur me plumba. Dyshohet se, shkak i kesaj ngjarjeje te jete pakujdesia e adoleshentit. Policia ka arrestuar te dyshuarin si autor, nderkohe qe po punon per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje.
Ngjarja
Ora shenonte 17:30 kur adoleshenti Edvin Koci, ka qene ne dyqanin me pjese kembimi "Auto Gezimi", ne Laprake tek pallatet "Hauai". Mesohet se ai ka qene duke biseduar me bashkemoshatarin e tij, Donald Buzaj, 22-vjec. Gjate bisedes se tij, Buzaj ka nxjerre nje arme tip pistolete, te cilen e mbante pa leje dhe ia ka treguar shokut te tij. Ne nje moment ai ka shkrepur kembezen e armes, kur nje plumb ka qelluar ne koke shokun e tij, Koci. Persona, te cilet ndodheshin ne lokalin ngjitur me dyqanin e pjeseve te kembimit, kane derguar menjehere adoleshentin ne Spitalin Ushtarak Tirane, ne gjendje te rende shendetesore. Pas ndihmes se marre nga bluzat e bardha, mesohet se 22-vjecari nuk ka mundur dot te shpetoje. Ne te njejten kohe eshte lajmeruar edhe policia.
Hetimet
Efektiva te Komisariatit numer 3 ne kryeqytet, shefi i Seksionit te Luftes ndaj Jetes dhe Shendetit, Tan Dorda dhe inspektore te ketij seksioni, kane shkuar ne vendngjarje ku kane kryer veprimet e para hetimore. Nderkohe qe eshte bere i mundur edhe arrestimi ne flagrance i Donald Buzaj. Sipas hetimeve te para te kryera nga policia, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia. Nderkohe qe jane marre ne pyetje disa persona, te cilet ndodheshin ne vendin e ngjarjes, qe kane treguar momente te ngjarjes. Policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale, pistoleten tip "TT". Mbi 22-vjecarin Buzaj rendon akuza e "vrasjes" dhe "armembajtjes pa leje".