Shqiperia, ky sezoni me i mire i viteve te fundit
Me ne fund edhe futbolli yne, duke konsideruar fitoren e Flamurtarit rikthehet me dinjitet dhe rivalizon ekipet me emer ne Evrope. Mesohet se pas ndeshjes se djeshme, nisur nga loja dhe rezultatet e ekipeve shqiptare, trajneri Josip Kuzhe, ka thene se futbolli ne Shqiperi ka po aq talente sa edhe ne Kroaci, dhe se kombetarja shqiptare apo klubet e vendit tone, duhet te ishin ngritur me shpejt. Por ecuria pozitive e ndeshjeve te fundit, te te gjitha skuadrave tona, ka reflektuar ndjeshem edhe ne interesimin e tifozeve qe pritet te jene te shumte ne stadium. Dje ne Vlore, Flamurtari zhvilloi nje ndeshje te barabarte, madje duke dominuar lojen ndaj nje ekipi pjesemarres ne Premier Ligen e Skocise. Djemte e rinj vlonjate treguan se e kane te sigurt te ardhmen e tyre, nese futbollit tone do t'i jepet vemendje e vecante. Sakaq, rezultatet e Tiranes, Dinamos dhe Vllaznise, por me teper loja e ekipeve shqiptare ne Evropa perballe kundershtareve qe ishin konsideruar me te forte, kane bindur se mundesite jane dhe se futbolli yne ka mundesi te ngrihet dhe te konkurroje ne arenen nderkombetare.