E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bardhekuqtë e Pireut ose klubi rekordmen në Greqi

Jorgis Memo (Panorama Sport) - Olimpiakosi i Pireut është konsideruar si një nga tri klubet më të mëdha të historisë së futbollit në Greqi. Ekipi bardhekuq është themeluar në 10 mars të vitit 1925 dhe nuk ka zbritur asnjëherë nga superliga greke. Olimpiakosi është klubi më i suksesshëm, që ka fituar 37 kampionate, 24 kupa dhe tri superkupa. Në arenën ndërkombëtare, Olimpiakosi ka arritur në çerekfinale dy herë: në sezonin 1998-1999 për Ligën e Kampioneve dhe 1992-1993 për Kupën e Kupave të Evropës. Aktualisht, skuadra luan në stadiumin “Karaiskaqi”, i cili është rindërtuar në zonën e Pireut dhe ka një kapacitet prej 33 mijë vendesh të ulura. Bardhekuqtë njihen si klubi më popullor në Greqi, edhe për faktin se kanë të anëtarësuar 2 milionë e gjysmë tifozëve. Ata zënë vendin e nëntë në botë për abonime. Ndërkohë, “armiku i përjetshëm” i Olimpiakosit është skuadra e Panathinaikosit të Athinës. Ndeshjet me të cilësohen si derbi dhe gjithnjë janë bërë objekt incidentesh mes tifozëve. Në sezonin e fundit, Panathinaikosi arriti të shpallej kampion, ndërsa Olimpiakosi u pozicionua në vendin e dytë me 64 pikë. Pas ndeshjeve të “play-off”-it, për ekipet që do të luftonin në Kupat e Evropës, bardhekuqtë e mbyllën në vendin e katërt. Rekordi i skuadrës së Pireut është se ka arritur të fitojë shtatë herë radhazi titullin kampion. Pas një stopimi në vitin 2004, përsëri Olimpiakosi vendosi hegjemoninë në kampionatin grek, duke marrë titullin pesë herë radhazi, për ta lënë së fundmi te rivalët e Panathinaikosit.

Skuadra

Aktualisht, ekipi bardhekuq drejtohet nga gjermani Evald Lienen. Olimpiakos ka në përbërje katër lojtarë të Kombëtares greke (Torosidis, Papadopulos, Mitroglu dhe Galicios). Gjithashtu, për rekordmenët e Greqisë aktivizohen lojtarë të mirënjohur si suedezi Melberg, spanjolli Raul Bravo, brazilianët Digo dhe Dudu apo marokeni Zairi. Kapiteni aktual i ekipit është portieri “veteran”, Antonis Nikopolidhis, i cili është shpallur kampion me Greqinë në kampionatin evropian të vitit 2004.

Precedenti me Flamurtarin

Në shtator të vitit 1990, Flamurtari i drejtuar nga Edmond Liçaj luajti për Kupën e Kupave të Evropës përballë Olimpiakosit, në turin e parë. Skuadra greke e fitoi ndeshjen e parë në Vlorë me rezultatin 2-0, ndërsa atë të kthimit në Athinë 3-0. Kjo ishte hera e parë që bardhekuqtë luanin një ndeshje në Shqipëri. Në vitin 1990, Olimpiakosi kishte si trajner ukrainasin e famshëm, Oleg Bllohin.

Largohet presidenti Kokalis

Bosi grek, Sokratis Kokalis, prej një muaji nuk është më president i klubit të Olimpiakosit. Tashmë aksionet i ka blerë Vangjelis Marinaqis, i cili është edhe kreu i klubit bardhekuq. Me ardhjen e tij ndryshoi edhe trajneri; u caktua gjermani Evald Lienen. Olimpiakosi do të synojë fitimin e Ligës së Evropës dhe titullin në Greqi, që i mungoi gjatë sezonit të kaluar.

Portieri: Beqaj tregon për Besën nëmediat greke

Pasi u njohën me kundërshtarin e Olimpiakosit për turin e dytë paraeliminator të Ligës së Evropës, mediat greke folën dje me portierin shqiptar, Arian Beqaj, për të marrë disa njohuri rreth Besës së Kavajës. “Është një nga ekipet më të mira në Shqipëri, madje sezonin e fundit mori dhe kupën. Ka një grup të mirë lojtarësh, por mesa di unë disa prej tyre nuk janë më pjesë e ekipit. Në Shqipëri, tradicionalisht ka qenë një garë midis Tiranës dhe Partizanit, por Besa dhe ekipe të tjera kanë rivalizuar vit pas viti. Ky ekip ka një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri, Shpëtim Duro, me të cilin unë kam punuar. Gjithashtu, ka edhe një portier shumë të mirë. Megjithatë, nuk besoj se Olimpiakosi do ta ketë problem kualifikimin”, - tha Beqaj për “goalday.gr”

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 22 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›