Kualifikohen Argjentina dhe Koreja e Jugut

Argjentina dhe Koreja e Jugut janë dy kombëtaret nga Grupi B që kanë siguruar nga një vend në të tetën e finales së Kampionatit botëror që po mbahet në Afrikën e Jugut.
Argjentina të martën mbrëma e mposhti Greqinë me rezultat 0:2 në ndeshjen e tretë të saj në kuadër të fazës së grupeve, dhe në këtë mënyrë argjentinasit në fazën e dytë të Botërorit depërtuan si lider nga Grupi B.
Në fakt, skuadra e Diego Maradonës nuk e pati edhe aq lehtë të triumfoj në përballje me Greqinë. Gjatë pjesës së parë të ndeshjes, Argjentina dominoi dukshëm në ballafaqim me ekipin kundërshtar. Si rrjedhojë e kësaj, argjentinasit krijuan shumë raste të mira shënimi, por të cilat me sukses i evitonte mbrojtja e çeliktë e Greqisë.
Por mbrojtjen e fortë të grekëve e theu Martin Demichelis në minutën e 77-të të takimit, kur pas tentativës së tij të dytë, arriti të shënoj gol me një gjuajtje të fortë, për ta kaluar kombëtaren e tij në epërsi prej 0:1.
Epërsia e Argjentinës ka mundur të dyfishohet në minutën e 85-të të takimit, kur Lionel Messi gjuajti fuqishëm, por mesfushori i Barcelonës nuk pati fat në këtë rast, pasi topi qëlloi shtyllën e portës greke.
Megjithatë, skuadra që cilësohet si favorite për tu stolisur me titullin e kampionit botëror, në minutën e 89-të ia doli ta shënoj edhe një gol, për rezultat përfundimtar 0:2. Golashënues ishte Martin Palermo.
Duhet theksuar se fitorja e Argjentinës ka mundur të jetë ende më e thellë, por portieri grek, Alexandros Tzorvas ia ka dal t’i ndalë disa gjuajtje të lojtarëve argjentinas të cilat vështirë mbrohen. Në dallim prej Argjentinës, Greqia kishte shumë pak raste për shënim, sepse ish kampioni evropian kryesisht ishte përqendruar në mbrojtje.
Nga Grupi B është kualifikuar edhe Koreja e Jugut, edhe pse kjo kombëtare luajti baras në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve me Nigerinë, 2:2.
Në fakt, Nigeria ka kaluar e para në avantazh gjatë këtij takimi, kur Kalu Uche shënoi gol në minutën e 12-të për rezultat 1:0. Koreja e Jugut e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 38-të me golin që e ka shënuar Jung-Soo Lee. Jug-koreanët në minutën e 49-të ia dolën të kalojnë në epërsi për të parën herë në këtë takim me rezultat 1:2, falë golit që e ka realizuar Chu-Young Park. Por, kjo epërsi e Koresë së Jugut zgjati vetëm deri në minutën e 69-të, pasi atëherë nigerianët e barazuan rezultatin në 2:2, me golin që e shënoi nga penaltia Aiyegbeni Yakubu.
Në fazën e dytë, Argjentina do të luaj kundër Meksikës që kishte zënë vendin e dytë në Grupin B, derisa lideri i këtij grupi, Uruguai, do të ballafaqohet me ekipin e dytë të Grupit B, Korenë e Jugut.
Grupi B
Rezultatet
Greqia – Argjentina 0:2
Nigeria – Koreja e Jugut 2:2
Tabela
1. Argjentina 3 9
2. Koreja J. 3 4
3. Greqia 3 4
4. Nigeria 3 1