E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katcikojanis: “Duhet kujdes me Besën”

Mediat greke po i kushtojnë rëndësi përballjes së Besës së Kavajës me Olimpiakosin e Pireut, të vlefshme për turin e dytë eliminator të Ligës së Europës.

Mbrojtësi i Olimpiakosit, Jorgos Katcikojanis, tha për gazetën greke “Kathimerini”: “E vërteta është se ne nuk e njohim ekipin. Është i panjohur për ne. Të gjithë kundërshtarët në Europë duan kujdes. Për mua në Europë nuk ekzistojnë ekipe të lehta.

“Të gjitha përballjet kanë vështirësitë e veta. Duhet të luajmë seriozisht dhe me kujdes. Të jemi të mirë në të gjitha repartet. Një Olimpiakos i mirë nuk duhet të trembet nga kundërshtari në fjalë”.

“Kathimerini” shkruan se Besa fitoi me Vllazninë 2-1 në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe mori trofeun për herë të dytë në historinë e saj, i pari ishte në vitin 2007, duke theksuar edhe faktin se kampionatin shqiptar e mbylli në vendin e dytë.

Gazeta greke veçon faktin se në tri paraqitjet e fundit në Europë, Besa nuk ka fituar asnjë ndeshje,.

Takimi i parë do të luhet, më 15 korrik në Tiranë, ndërsa ai i kthimit, më 22 korrik, në “Karaiskaqi”. Ndeshja në Greqi do të luhet me dyer të mbyllura, pa tifozë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 22 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›