E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta, KiE:EULEX e UNMIK mëshumë angazhim

STRASBURG- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar rezolutën sipas së cilës kërkohet nga autoritetet e Kosovës, EULEX-it dhe UNMIK-ut që të angazhohen më shumë në përmirësimin e situatës së sundimit të ligjit në Kosovë. Rezoluta, gjithashtu, potencon karakterin status-neutral ndaj Kosovës, pavarësisht faktit se mëse dy të tretat e vendevë anëtare të kësja organizate kanë njohur pavarësinë e vendit.

Autori i Rezolutës, Bjorn Von Sidov, gjatë prezantimit të saj është shprehur se standardet në Kosovë janë në nivel shumë të ulët. Andaj ai në rezolutë i ka bërë thirrje EULEX-it, UNMIK-ut si dhe autoriteteve të Kosovës që të ndërmarrin hapa konkret në tejlkalimin e problemeve më të cilat ballafaqohen qytëtarët e Kosovës.

Rezoluta dërgon ftesë në të tri adresat e përmendura që të përforcojë angazhimet për përmirësimin e situatës së sundimit të ligjit, ashtu që publikisht do dënohet korrupsioni, të miratohen ligjet dhe të ndërmirren hapat konkret për përmirësimin e situatës në gjyqësor.

Në rezolutë, gjithashtu, kërkohet që pavarësisht qasjes së ndryshme ndaj statusit, qytetarët e Kosovës të kanë të drejtë të qasen në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut.
(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›