E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bardhi: Kompania turke u paracaktua në tenderin e tunelit të Llogorasë

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për media u shpreh se tenderi për tunelin e Llogorasë u vendos përpara garës.

Duke iu referuar dosjes për tunelin e Llogorasë dhe personave të vendosur në akuzë nga SPAK, mes të cilëve edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku,  Bardhi u shpreh se kompania fituese turke është paracaktuar dhe se vendimet janë marrë në mënyrë të paligjshme.

Bardhi u shpreh se, në dosjen e prokurorisë rezulton e qartë se tenderi për tunelin e Llogorasë ishte i paracaktuar.

Sipas prokurorisë, theksoi Bardhi, “kompania turke nuk plotësonte një sërë kushtesh që vetë autoritetet shqiptare kishin shpallur për tenderin në fjalë.

Konkretisht, sipas prokurorisë, kompania apo bashkimi i operatorëve të kompanive turke nuk plotësonte disa nga kriteret teknike dhe financiare që vetë dokumentet e tenderit kishin përcaktuar si kritere për fituesin e kësaj gare”.

Bardhi nënvizoi se Prokuroria ka arritur në konkluzionin se nga aktet e administruara rezulton se operatori ekonomik, bashkimi i operatorëve ekonomik të dy kompanive turke është shpallur fitues në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga ligji dhe kjo ka ndodhur në sajë të veprimeve të drejtpërdrejta të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi zyrtarisht më 31 tetor, ngritjen e akuzës penale ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, me akuzën për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›