E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Deputeti i PD, Xhaferaj: Kim, ambasadore e nderuar, Berisha po tërhiqet nga epiteti “guvernatore”

Deputeti Ferdinand Xhaferaj, një politikan me përvojë në PD, në mbledhjen e grupit të demokratëve, pasi ka vlerësuar ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka nënvizuar se fakti që Sali Berisha, nuk po e etiketon më ambasadoren Kim “si guvernatore”, por si “zonjë e nderuar”, është diçka pozitive.    

 “Vlerësoj që Berisha ju drejtua ambasadores si znj. Kim. Kjo është pozitive. Në dallim nga mbledhjet e shkuara, Berisha nuk përdori epitetin “guvernatore”. Për grupin parlamentar të PD Zj. Kim është ambasadorja e nderuar e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik”, tha Xhaferraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›