E Enjte, 5 Nëntor 2026

Salianji: Berisha të ndalë sulmet ndaj SHBA dhe ambasadores amerikane

Sulmet e Berishës ndaj SHBA-së dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, kanë dominuar edhe sot mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka kërkuar Sali Berishës që të ndalë sulmet ndaj ambasadores së SHBA-së dhe çdo përfaqësuesi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Po ju kerkoj si kolegë, secilit prej jush. Eshtë në të drejtën e vet për sa kohë flet në cilësi personale dhe jo në emer te grupit, por në veçanti zotit Berisha, se duhet të ndalen sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe çdo përfaqësuesi të Shteteve të Bashkuara. Problemet ja kemi shkaktuar njeri- tjetrit.Nuk mund të shpallim fajtorë ambasadorët per gabimet e dikujt! Na ka ndarë jo mbështetja ndaj një personi, por mbështetja që i kemi dhënë siglës dhe punës për demokratët!”- u shpreh Salianji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›