Deputeti demokrat Alizoti: Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, më shumë terapi grupi

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti, duket se është dakord me kërkesën e Sali Berishës për largimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së. Në një deklaratë për mediat, zoti Alizoti tha se pas zgjedhjeve të 6 marsit, kreu i grupit duhet të zgjidhet nga Grupi Parlamentar, si një akt politik dhe unifikues.
“Kryetari i Grupit, pas zgjedhjeve të 6 marsit, duhet të zgjidhet nga grupi parlamentar, si i vetmi institucion legjitim. Ky është akt politik unifikimi. Ne nuk shmangim dot palët, por duhet të gjejmë një bashkim për elektoratin e tyre. Minoranca nuk mund të jetë më me shumë kapriço se maxhoranca. Nuk priten vendime nga kjo mbledhje. Ka qenë më shumë si terapi në grup”, tha ai.