Bardhosh Myrtaj tri orë para vrasjes ka qenë në Facebook
Mesazhi i koduar: Nese se ke zdjellur rrugen tende at`here zgjidh me te miren se une fitova lloftarin
Bardhosh Myrtaj, djali i Faik Myrtaj, vrarë nga policia e Lulëzim Bashës në demonstratën e 21 Janarit 2011, ka qenë në Facebook për herë të fundit rreth orës 9:30 para dite, rreth tre orë para se ai të ndahej nga jeta. Gjëja e fundit që ka shkruar në statusin e tij është: nese se ke zdjellur rrugen tende at`here zgjidh me te miren se une fitova lloftarin
Mesazhi ngjan paksa apokaliptik, nëse e marrim seriozisht. I futur në depresion nga vdekja e të atit dhe ndoshta nga klima e krijuar pas ikjes së tij, ndoshta viktima ka shkuar me ndërgjegje drejt vdekjes. Është e paqartë nëse fjala Lloftarin është nje gabim shtypi apo një përpjekje për ta ngatërruar atë me llahtarinë. Sidoqoftë tri orë pas këtij mesazhi ai është gjendur i vrarë në një kodër afër fshatit të tij.
Nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje klasike nga depresioni, ky është rasti i dytë që familjarë të viktimave të shkaktuar nga politika e qeverisjes Berisha vrasin veten. Para këtij, babai i një fëmije të vrarë në Gërdec u gjend i vdekur pasi ishte alkolizuar prej pijes.
