Forcat franceze arrestojnë liderin e Bregut të Fildishtë, ia dorëzojnë opozitës
Ushtarët francezë kanë kapur liderin e Bregut të Fildishtë brenda rezidencës së tij dhe ia kanë dorëzuar atë opozitës. Lajmin e bën të ditur një ndihmës i presidentit Laurent Gbagbo. Trupat franceze sulmuan me tanke e helikopterë rezidencën e tij.
Gbagbo, edhe pse humbi zgjedhjet, refuzoi të lëshonte pushtetin. Ai akuzohet se ka vrarë popullatën civile. Në këtë mënyrë duket se do marrë fund një konflikt i përgjakshëm në Bregun e Fildishtë.