E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Tiranës: Nuk garantojmë tubimin e nesërm

Sipas deklaratës, punonjësit e policisë u goditën dhe u dhunuan dhe për këtë arsye duke u nisur nga ngjarjet e 21 janarit, kjo polici shprehet se nuk mund të garantojë këtë tubim, duke dhënë edhe shkaqet.

“Duke pasur parasysh se tubimi i datës 21 Janar 2011 degjeneroi ne akte dhune, cenim të rendit kushtetues, sulm ndaj institucioneve kushtetuese, sulme të dhunshme ndaj punonjësve te Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës së tyre funksionale për garantimin, mbarëvajtjen dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike; Duke pasur parasysh se një numër i madh protestuesish në tubimin e lartpërmendur, dispononin armë zjarri, bomba Molotov, mjete të tjera te forta si gurë, shkopinj, etj, Si dhe duke u bazuar në informacionet që administrohen nga strukturat e Policisë së Shtetit”, thekson Policia. 

Për të gjitha këto, Policia e Qarkut Tiranë shprehet zhvillimi i  një tubim-homazh te tillë, përbën rrezik për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit dhe  mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.  Opozita do të organizojë nesër në orën 14:00 një tubim në formë proteste, duke paralajmëruar se do të jetë i qetë dhe pa fjalime politike. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-27 14:51
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›