Popullsia myslimane e botës po dyfishohet

Kjo shifër përbën një rritje me më pak se 20 për qind nga viti 1990.
Pakistani do të kalojë Indonezinë, si vendi me popullsinë myslimane më të madhe në botë, teksa popullsia e tij do të kapë shifrat e 256 milionëve, parashikon “Pew Forum on Religion & Public Life”, i cituar nga CNN.
Numri i myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kalojë dyfishin, thotë projekti, duke arritur në më shumë se 6.2 milionë.
Popullsia e Afganistanit pothuajse do të dyfishohet, duke arritur në rreth 50.5 milionë, duke bërë që ky shtet të bëhet i nënti me popullsinë më të madhe myslimane në botë.
Nga ana tjetër, një e katërta e Izraelit do të jetë myslimane. Territoret palestineze kane një nga ritmet më të larta të rritjes së popullsisë në botë.
Nigeria, ku dhuna mes myslimanëve dhe kristianëve ka lënë pas qindra viktima në dekadën e kaluar, do të bëhet një vend me shumicë të myslimane në vitin 2030, parashikon “Pew Forum”.
Ndërkohë, dy vendet e Evropës Perëndimore, Franca dhe Belgjika, në vitin 2030 do të kenë më shumë se 10 për qind të popullsisë së tyre me besimin mysliman, teksa Suedia do të rrijë pezull në nivelin e 9.9 për qindëve.
Irani do të rritet shumë pak. Gratë iraniane lindin më pak fëmijë se të gjitha gratë myslimane në botë. Ato mbajnë nën kontroll lindjet ekzaktësisht si gratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 73 për qind.
Sipas raportit “E ardhmja e popullsisë myslimane në botë”, popullsia myslimane do të rritet së pari për shkak të ritmeve të larta të lindjeve, numri i madh i myslimaneve në moshën riprodhuese, dhe rritja e pritshme e standardit të jetesës në këta vende.
Teksa popullsia myslimane do të rritet me ritme më të shpejta se ajo e botës, ritmet e rritjes së popullsisë myslimane në vetvete po bien, thekson raporti.
“Duke u rritur por duke u ngadalësuar” është fraza kyçe teksa “rritja në 20 vitet e kaluara ishte më e madhe se ajo që pritet në 20 vitet e ardhshme”.
Me fjalë të tjera myslimanët po shkojnë në drejtim të trendeve globale me më pak fëmijë për grua dhe në drejtim të plakjes së popullsisë. Por, për shkak të popullsisë së re, do të duhen dekada që myslimanët të arrijnë tek mesatarja globale e moshës së popullsisë.
Pavarësisht nga rritja e shpejtë e Islamit, kristianizmi (katolicizmi dhe ortodoksizmi) duket se do të mbetet feja më e madhe në botë edhe në 20 vitet e ardhshme. Aktualisht janë më shumë se dy miliardë kristianë, 30-35 për qind e popullsisë së botës, duke e bërë të vështirë rënien nën 2.2 miliardë në vitet 2030.
/Start/F. Prroni/
2011-01-27 14:39