Bare-Dondollaku, KLD gjen 5 gjyqtaret
Tirane - Keshilli i Larte i Drejtesise cakton kater gjyqtaret qe do te jene pjese e trupit gjykues te dy te akuzuarve si drejtues te "Bandes se Lushnjes", Aldo Bare dhe Enver Dondollaku. Emrat e perzgjedhur per pjesen e dyte te dosjes dhe te te pandehurve jane gjyqtaret Petrit Como, Martin Deda, Fehmi Petku, Bujar Krasniqi, nderkohe qe ne krye te trupit gjykues do te jete gjyqtari Luan Hasani. Kater gjyqtaret e Gjykates se Tiranes jane caktuar nga KLD-ja pas shtyrjeve te seancave dhe mos formimit te trupit gjykues per mungese gjyqtaresh nga Gjykata e Krimeve te Renda. Per shkak se duheshin perzgjedhur edhe gjyqtare qe te mos kishin marre pjese ne gjykimin e pjeses se pare te grupit, KLD ka nderhyre per te zgjidhur kete problem ligjor. Enver Dondollaku eshte denuar me 25 vite burg, por gjykohet aktualisht edhe per krime te tjera.
R.C