Kaja mposht Policine, rifiton punen dhe rrogen
Tirane - Ministrise se Brendshme do t'i duhet te riktheje ne detyre ish-kryepolicin e Gjirokastres. Agron Kaja ka fituar gjyqin pas padise civile te depozituar ne Gjykaten e Tiranes, veren e vitit te kaluar. Ish-nendrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit arriti te triumfonte edhe ndaj institucionit qe dikur ka drejtuar per dy vite me radhe, pas akuzave per shkelje te betimit e shperdorim detyre ne lidhje me trafikun e klandestineve ne Gjirokaster. Gjyqtarja Ariana Caco vendosi dje rikthimin e Kajes ne detyre dhe pagesen e rroges se tij per periudhen qe eshte shkarkuar nga posti. Dashnor Kaja u shkarkua nga detyra me 12 qershor te vitit te kaluar, menjehere pas arrestimit te 9 te akuzuarve per dhenie te ndihe per kalim te paligjshem kufiri. Ish- kryepolici nuk pranoi motivacionin, duke e quajtur te padrejte largimin dhe depozitoi nje padi civile.
R.C