Bare: Qeveria duhet të largohet sa më parë

Deputeti Besnik Bare, theksoi se demonstrata tregoi qytetari dhe u mbështet 40 mijë njerëz.
“Nuk ishin vetëm 40 mijë Kryeqytetas që marshuan sot në rrugët e Tiranës, por dhe mijëra e mijëra të tjerë, që nga dritaret dhe ballkonet e banesave, shkollave dhe institucioneve shtetërore, me përshëndetjet dhe duartrokitjet e tyre iu bashkuan këtij manifestimi shembullor”, tha ai.
Ai shtoi se “kjo qeveri e votave të vjedhura, ky pushtet i korruptuar gjer në palcë, këta pushtetarë që në 21 Janar vranë tre shqiptarë të pafajshëm dhe që dita ditës po dhunojnë institucionet e pavarura të këtij vendi, duhet të largohen. Të largohen një orë e më parë, pasi ky popull nuk i do më e as mund t’i mbajë më në kurriz!”.
2011-02-04 22:33