“Demonstrata”, prokurori amerikan takime në Prokurori

Prokurorët amerikanë kanë zhvilluar takime me grupin shqiptarë të prokurorëve të ngritur për ngjarjen në fjalë.
Ekspertët amerikanë po vëzhgojnë nga afër dhe po ndihmojnë organet tona të hetimit mbi ngjarjen e dhunshme të ndodhur të premten e 21 janarit ku pati tre viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Dy ditë më vonë, Prokuroria e Përgjithshme Ina Rama, zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ku i kërkoi asistencë nga ekspertë të SHBA-ve për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Pavarësisht ardhjes së prokurorëve amerikanë, ngjarja është nën patronazhin e plotë të drejtësisë shqiptare. /S.Ll/Start/
2011-02-04 16:34