Demonstrata deshmon kreu i Policise Bashkiake
TIRANE - Drejtori i Policise bashkiake te Tiranes Zyhdi Dajdi eshte marre ne pyetje dje ne prokurorine e kryeqytetit per mese dy ore lidhur me demonstraten e 21 janarit. Burime nga Prokuroria thane se kreu i Policise Bashkiake eshte thirrur ne kete institucion per te dhene shpjegime si person me dijeni per ngjarjen. Prokuroria pohoi se Zyhdi Dajti ka rezultuar te jete i pranishem ne disa sekuenca te filmuara nga kamerat e policise dhe te mediave gjate dhunes prane Kryeministrise. Sipas pamjeve filmike te regjistruara te cilat jane administruar nga Prokuroria kreu i Policise Bashkiake ne disa momente eshte perpjekur ti permbaje demonstruesit qe tentonin te sulmonin rrethimin e sigurise se Kryeministrise. Duke qene se ky person rezulton i pranishem ne disa skena te ngjarjes eshte vendosur thirrja dhe marrja e tij ne pyetje ne cilesine e personit qe ka dijeni thane burimet e Prokurorise. Sipas tyre Zyhdi Dajti ka shpjeguar se nuk ka pare persona te armatosur gjate demonstrates se zhvilluar me 21 janar. Ai eshte pyetur edhe mbi nje pretendim te Policise se Shtetit se disa efektiva te Policise Bashkiake te Tiranes kane qene te pranishem ne demonstrate ndersa mbanin arme me vete. Kreu i Policise Bashkiake ka thene dje ne Prokurori se njesoj sic ishte perpjekur te ndalonte veprimet e dhunshme te demonstruesve u kishte bere thirrje edhe efektivave te Policise se Rendit qe te mos provokonin demonstruesit. Prokuroria e Tiranes po vazhdon hetimet ne lidhje me ngjarjen e 21 janarit nderkohe qe i pranishem ne ndihme te ketij procesi eshte edhe nje prokuror amerikan. Diten e djeshme Prokuroria tha se nuk ka marre ende ne dorezim ekspertizat balistike te predhave me te cilat ka ndodhur vrasja e tre personave ne demonstrate. Organi i akuzes pohoi se eshte ne pritje te ketyre predhave si dhe te analizave te tjera shkencore mbi armet me te cilat jane qelluar tri viktimat.